Rreth nesh

QKS është instituti i vetëm lider në Kosovë i cili u ofron nxënësve zhvillimin e kapaciteteve me një sistem mësimor i cili bazohet në sistemet evropiane.

Pse dallojmë nga të tjerët?

Viti i parë përfshinë pjesën bazike, nxënësit mësojnë 50% teori dhe 50% praktikë.

Viti i dytë dallon nga viti i parë, nxënësit orientohen në drejtimin përkatës, dhe mësimi zhvillohet 40% pjesë teorike dhe 60% pjesë praktike.

Viti i tretë, nxënësit i ofrohen një sistemi evropian të mësimit, 20% teori dhe 80% praktikë.

Vizioni

Vizioni i QKS është ofrimi i vlerave të vërteta profesionalizmi. Nëpërmjet një edukimi ndërdisiplinor, ne përgatisim nxënës, të angazhuar dhe me integritet, për një shoqëri më të mirë në Kosovë dhe rajon.

Misioni

Misioni i QKS është të përgatis nxënës të një niveli të lartë, që të mund të realizojnë synimet e tyre profesionale brenda dhe jashtë vendit.

Vlerat tona

Fokusi drejt nxënësit, qasja gjithëpërfshirëse, përgjegjësia, inovacioni, besueshmëria dhe ofrimi i mësimit në pjesën teorike dhe praktike në QKS si pjesën praktike në Kompani publike e private.